Banka qendrore zvicerane është shqetësuar me këtë zhvillim. Nëse këto fonde do të taksohen me mbi 30 për qind dhjetë miliardë prej tyre mund t’i kthehen Belgjikës , tha Rejnders për radion shtetërore pas vizitës në Zvicër .
Sipas ministrit Zvicra dhe Belgjika duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjet me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për publikimin e të dhënave financiare të qytetarëve në institucionet financiare zvicerane .
Gazeta belge ” Morgen ” shkruan se Zvicra i ka propozuar Belgjikës 34 për qind tatime mbi fondet bankare prej 30-35 miliardë euro në bankat e saja , më pas fondet të taksohen me 25 për qind në vit.