Të shtunën pasdite ka pasur skena të dhunshme në Langenthal. Para një dyqani aziatik në Spitalgasse dy burra u sulmuan dhe u plagosën. Sulmuesi u arratis pas sulmit, por më vonë u arrestua nga policia.
Një viktimë tregon për gazetën zvicerane 20 minuta se është goditur dhe ishte rrëzuar në tokë.
Sulmuesi ishte një 25-vjeçar, me shtetësi zvicerane, por me rrënjë nga Sri Lanka.
Viktima shpjegon tutje se sulmuesi kishte nxjerrë një sopatë nga xhaketa e tij dhe kishte goditur dy burra, përcjell Albinfo.ch.
Policia kantonale e Bernës konfirmoi se të dy burrat u sulmuan me një sëpatë.
Sipas qytetarëve, liria e tij paraqiste rrezik për sigurinë publike, pasi që tek i njëjti ishin parë edhe më herët shenja të dhunshme dhe negative.
I njëjti disa herë kishte qenë edhe në spitalin psikiatrik. 25-vjeçari po paraqiste kërcënim për sigurinë publike pasi që i njëjti vuante nga lëndët narkotike,
Ai ishte i njohur për policinë e Bernës. Ndërsa tani gjendet në paraburgim.