Disa vende të Evropës janë përfshirë nga një mot i keq me stuhi breshri me kokrra në masën e një topi tenisi.
Në Francën lindore breshri ishte aq i fortë sa shkatërroi xhamat e makinave.
Rrëke uji dhe breshri përmbytën rrugët e dëmtuan shtëpi. Një turist gjerman humbi jetën, pasi i ra një pemë në qytetin e Taninges (Tanenzh).
Në zonat e prekura do të shpallet gjendja e katastrofës natyrore. Edhe një viktimë është regjistruar në Zvicër, kur anija me të cilën po udhëtonin në lumin Gjeneva u përmbys si pasojë e stuhisë.
Edhe në Britaninë e Madhe agjencia e mjedisit thotë se po përballen me një situatë pa precedent, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Në Poloni me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq.