Skip to content

Rritet dallimi në mes të pagave

Edhe pse nominalisht u janë rritur pagat për 9.5%, të punësuarit me pagat më të ulëta kanë marrë për 0.6% më pak në këto dy vite

Dallimet në lartësinë e pagave të të punësuarve në ekonominë private në vitet e fundit  janë rritur dukshëm.  Këtë trend e dëshmon  një studim i realizuar në vitin 2012 nga Zyra Federale për Statistika .

Sipas studimit në fjalë, rrogat e larta janë rritur dy herë më shumë se ato më të ulëtat. Kur të llogariten ato në mënyrë neto, pasi të jenë hequr dallimet e shkaktuara nga shtrenjtimit, del se të punësuarit me rroga të ulëta janë edhe  më të dëmtuar se kaq.

Pabarazia në paga është rritur edhe më tutje në raportin femër mashkull, shkruan handelszeitung.ch. Kështu, gratë që ushtrojnë profesione me përgjegjësi më të madhe fitojnë rreth 25 për qind më pak se sa burrat me profil të njëjtë, konstaton studimi.

Paga mesatare në ekonominë private në mes të viteve 2010 dhe 2012 është rritur për 3.2% duke mbërritur në 6118 franga. Por në këtë rritje, përfituesit e pagave më të ulëta janë dëmtuar më shumë.

Edhe pse nominalisht u janë rritur pagat për 9.5%, të punësuarit me pagat nën 3886 franga realisht kanë marrë për 0.6% më pak në këto dy vite. Kjo kur përkthehet në fuqinë blerëse është për 286 franga më pak brenda vitit.