Anthony Loyd, i lindur në një familje me traditë ushtarake, kishte vendosur që të përjetojë luftën prej afër, duke filluar punën si gazetar, i cili raprton prej zonave të konfliktit.
Siç raporton KosovaPress, në moshën 26-vjeçare ai la Anglinë për të shkuar në Bosnjë, prej ku dokumentoi luftën që po ndodhte atje.
Anthony Loyd vazhdoi me raportimet e tij nga lufta në Bosnjë, Kosovë, Çeçeni, Afganistan e Irak.
Rrëfimin e jetës së tij si gazetar, Loyd e shpalosi në Prishtinë, në “Brit Talks”, që u organizua nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, në kuadër të ngjareve përmes së cilave shënohet ditëlindja e Mbretëreshës.
Loyd tregon që ka marrë kërcënime të ndryshme gjatë punës së tij, letra kërcënuese, që siç thekson ai, nga persona që nuk e dinë vlerën e gazetarit, por të njëjtin e shohin vetëm si kërcënim.
“Brit Talks” ka kthyer vëmendjen për domosdoshmërinë e gazetarisë për demokracinë. Tema për ditëlindjen e ’93 të Mbretëreshës sivjet është liria e mediave.
Muajin që vjen në Londër do të mbahet konferenca globale për këtë temë.
Anthony Loyd ka ndarë përvojën e tij gazetareske me publikun kosovar, këtë javë, në “Kino Armata” në Prishtinë.
Artikulli i plotë në KosovaPress.