Është prezantuar projekti për Stadiumin e ri Kombëtar, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë së shpejti.
Stadiumi Kombëtar do të ketë një kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe në ndeshjet e Kosovës do të marrë ngjyrë të kaltër.
Punimet për fillimin e stadiumit do të nisin këtë vit, ndërsa punëkryerësi do të jetë një kompani turke.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se më stadiumi nuk është vetëm një ëndërr, përcjell albinfo.ch.
“Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecën përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve!”


