Më 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet shqiptare të futbollit, Granit Xhaka dhe Milot Rashica.
Dy futbollistët nga Kosova, të cilët janë duke arritur suksese në arenën ndërkombëtare, do të vijnë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.
Ndërkaq, tashmë si Xhaka, ashtu edhe Rashica e kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference për media.
Ahmeti njoftoi për të gjitha aktivitetet që do të mbahen në muajin qershor për 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Para pak çastesh, Xhaka përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë thirrje për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje miqësore.
“Ejani, ju mirëpresim”, ka shkruar Xhaka.