Besnik Hasi është i angazhuar si trajner i skuadrës së Arabisë Suadite, Al-Raed.
Trajneri shqiptar pritet të angazhohet shumë shpejt si trajner i ndonjë skuadre evropiane, pasi që po kërkon të largohet nga arabët.
“Nieuwsblad” ka raportuar se gjakovari ka marrë një ofertë prej ligës elitare belge, gjegjësisht nga ekipi i Cercle Brugges.
Por, duket se 47-vjeçari nuk është i interesuar të marrë drejtimin e këtij klubi, i cili nuk ka ambicie për titull të kampionit.
Hasi e njeh shumë mirë klubin e Cercles, pasi që në të kaluarën ka qenë pjesë e tij që bën pjesë në ligën kryesore të Belgjikës.
Ndryshe, Besniku në të kaluarën ka qenë lojtar dhe trajner i klubit mbretëror belg të Anderlechtit.