Shqipëria e ka mundur Moldavinë me rezultat 1:0, në kualifikimet për Euro 2020.
Sokol Cikalleshi kaloi në avantazh kuqezinjtë. Uzuni kombinon bukur me Roshin, ky i fundit shërbeu për sulmuesin kavajas brenda zonës, i cili nuk fal duke dërguar topin në rrjetë. Ndodhi kjo në minutën e 66-të.
Cikalleshi hyri në lojë në vend të Armando Sadikut. Në minutën e 92-të, Ylber Ramadani ka shënuar edhe një gol fantastik për 2:0.
Kjo ishte edhe fitorja e parë e kuqezinjëve në drejtim e Edy Rejas. Kuqezinjtë kanë gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.