Pas Kosovës A, me paraqitje fantastike ka vazhduar edhe Kosova U-21. Djelmoshat e rinj kanë mundur Turqinë me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.
Në pjesën e parë, të rinjtë e Kosovës fituan me shifrat minimale 1:0, vetëm falë një goli të shënuar në momentet e fundit, nga Arbenit Xhemajli, i cili luan në Xamax të Zvicrës.
Nga një goditje këndi në sekondat shtesë të pjesës së parë, topi mbeti në zonën, dhe ishte Arbenit Xhemajli, që e çoi në fundin e rrjetës. Goli, iu dedikua Arbër Zenelit, të lënduar në takimin që “Dardanët” luajtën ndaj Malit të Zi.
Dervisoglu barazoi menjëherë në pjesën e dytë, por Kosova shënoi sërish, me anë të Mirlind Dakut, i cili shënoi me kokë për 2:1.
Në minutën e 89-të, Lirim Kastrati u gjend përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi për 3:1.
Kosova ka 6 pikë nga dy ndeshje, duke u renditur e para, derisa Turqia ka 4 nga dy ndeshje. Kosova në ndeshjen e ardhshme luan kundër Anglisë.