Fitorja e parë e Kosovës në kuadër të kualifikimeve të “Euro 2020” është komentuar edhe nga mediat e rajonit, si dhe ato të botës, duke e quajtur mrekulli triumfin e “Dardanëve”.
“Fitore e çmendur e Kosovës në kohën shtesë”, “Kosova fiton si mysafire në Bullgari”, ishin disa prej titujve. “Kosova e ka shokuar Bullgarinë midis Sofjes”, kanë raportuar mediat bullgare fitoren e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka fituar vëmendje edhe nga mediat e njohura të huaja, duke e paraqitur suksesin e Kosovës.
“Të pamposhtur në 14 ndeshjes”, shkruan Bet365.
Fitoren e Kosovës e kanë komentuar edhe shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA, duke e paraqitur suksesin e “Dardanëve” në këtë garë.