Edhe një shqiptare tjetër po tregon sukses në fushën e mjekësisë. Ajo është Edina Cenko, e cila është eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali.
Prej disa vjetësh ajo është kërkuese shkencore në fushën e epidemiologjisë dhe kardiologjisë, pranë Departamentit të Eksperimentimit, Diagnostikimit dhe Specializimit Mjekësor (DIMES) në Universitetin e Bolonjës, përcjell albinfo.ch.
Përveçse punës në Univeristet, ajo ka publikuar disa artikuj shkencorë. Ajo gjithashtu është edhe pjesëtare e disa shoqatave mjekësore në Itali dhe Evropë.