Në një deklaratë të kalibruar me kujdes për të qetësuar një Komision Evropian, ekzekutivi zviceran të premten tha se kishte për qëllim “të konsolidojë dhe të zhvillojë më tej qasjen dypalëshe“, duke e përshkruar këtë si “gurthemel të marrëdhënieve Zvicër-BE”, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në një letër dërguar Komisionit Evropian, Qeveria zvicerane theksoi se donte “sqarime” për tri çështje kyçe përpara se të nënshkruante projektmarrëveshjen.
Tri pikat janë: kërcënimet e mundshme ndaj masës zvicerane të hartuara për të mbrojtur pagat e larta të vendit, marrëveshja mbi subvencionet shtetërore dhe një pikëpyetje mbi Direktivën e BE-së për të Drejtat e qytetarëve.
Projekti “marrëveshja kornizë” ka qenë në tryezë që nga viti i kaluar. Kjo marrëveshje synon të modernizojë dhe të rregullojë marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja është thelbësore për të siguruar që Zvicra vazhdon të gëzojë çasjen në tregun e rëndësishëm të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Reagimi fillestar nga Brukseli të premten ishte pozitiv dhe zëdhënsja e Zyrës së Komisionit Evropian, Mina Andreeva, ka deklaruar se Komisioni Europian do ta studiojë letrën me kujdes dhe do të përgjigjet në kohën e duhur.