Nga dhjetë persona që punojnë me paga të ulëta, shtatë janë gra në Zvicër. Ato punojnë si infermiere, në shitje apo në gastronomi. Bëhet fjalë për sektor ku përqindja më e lartë e të punësuarve janë femra.
“Që kaq shumë gra fitojnë shumë pak është e padrejtë dhe e papranueshme“, thotë Ursula Nakamura nga Shoqata zvicerane për të drejtat e grave, transmeton SRF.
“77 për qind e njerëzve që punojnë me paga të ulëta janë gra. Sa kohë asgjë nuk ndryshuar në këtë drejtim. Për këto gra iniciativa që bën thirrje për vendosjen e pagave minimale mujore është e rëndësishme që më në fund të arrihet një pagë e barabartë me burrat”, tha Nakamura.
Daniela Lützelschwab, anëtare e bordit ekzekutiv të Shoqatës së punëdhënësve, tha se me futjen e një page minimale do të rezultojë në shumë raste me shkurtime të vendeve të punës për shkak se shumë kompani thjesht nuk mund të përballojnë paga më të larta.