Sikurse edhe disa herë tjera gjatë viteve të fundit, është shtruar sërish çështja e bashkimit të dy gjysmëkantoneve Baselstadt dhe Basellandschaft (njëri përfaqëson qytetin e Bazelit dhe tjetri rrethinat e tij).
Komisionet përkatëse të parlamenteve të dy gjysmëkantoneve kane mbështetur në parim një iniciative popullore që është lansuar lidhur me këtë temë.
Megjithëkëtë, komisionet në fjalë u rekomandojnë parlamenteve të tyre një kundërpropozim. Ndryshe nga iniciativa, e cila kërkon numër të barabartë të përfaqësuesve në parlamentin e përbashkët nga të dy gjysmëkantonet, me rekomandim kërkohet të respektohet numri i banorëve.
Sipas kësaj, gjysmëkantoni i sotshëm Baselland duhet të ketë 60 përfaqësues ndërsa ai Baselstadt 40.