Muzika e kompozitorit shqiptar Admir Shkurtaj, prezantohet në konservatorin “Santa Cecilia” të Venecias. Pjesë e koncertit që do të zhvillohet me këtë rast do të jetë edhe sopranoja shqiptare, Hersjana Matmuja.
Në sallën akademike të konservatorit të njohur do të paraqiten për publikun sopranoja shqiptare, Hersjana Matmuja dhe instrumentistët Giorgo Distante, Pino Basile, Jacopo Conoci dhe Vanessa Sotgiu, përcjell albinfo.ch.
Kjo kastë muzikantësh do të drejtohet nga autori i muzikës, kompozitori Admir Shkurtaj.
Për herë të parë kjo vepër u prezantua për publikun në mbrëmjen që parapriu Bienalen në vitin e kaluar, në Venecia.