Nuk janë vetëm pasagjerët e Deutsche Bahn por edhe vetë qeveria federale që po kërkojnë që shërbimi trenit të përmirësohet.
Kompania shtetërore thotë se po punon për këtë.
Krahasuar me muajin prill, përpikmëria u rrit me 1.1%. Grupi i Deutsche Bahn konsideron se të gjitha trenat që arrijnë brenda gjashtë minutave nga koha e planifikuar për mbërritje janë të përpiktë.
Përveç kësaj, Deutsche Bahn dëshiron të rinovojë tërësisht dy hekurudha të mëdha në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Muajin e kaluar, 79.8 për qind e trenave me distancë të largët mbërritën në kohë, deklaroi kompania. Deri në këtë pikë të vitit, Deutsche Bahn ka arritur të tejkalojë qëllimet e synimit të përpikërisë.
Një premtim tjetër nga kompania është se mbrojtja e klimës do të luajë një rol qendror në strategjinë e re të Deutsche Bahn.