Kombëtarja e Portugalisë ka arritur që në finale ta mposhtë kombëtaren e Holandës me rezultat minimal 1:0 në finalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Portugalia është kombëtarja e parë që ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Kombeve, transmeton albinfo.ch.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Goncalo Guedes në minutën e 60-të.
Portugalia në Gjysmë finale mposhti 3:1 Zvicrën për të kaluar në finale.
Në vendin dytë në këtë garë mbetet Holanda, e treta Anglia dhe e katërta Zvicëra.
Mesfushori i Portugalisë dhe i Manchester Cytit Bernardo Silva është shpallur lojtari i këtij kompeticioni.
