Dy vazhdimet e “Legally Blonde” dominuan në fillim të viteve 2000, kur shikuesit u çmendën pas Reese Witherspoon në rolin e Elle Woods.
Tani është konfirmuar edhe arritja e pjesës së tretë të filmit.
Pas thashethemeve të shumta, Witherspoon i konfirmoi informacionet e reja në Instagramin e saj, duke e publikuar një video të shkurtër.
Tregimi për bionden Elle konsiderohet si një nga komeditë më të mëdha dhe më komike.
Pjesa e parë e filmit, e xhiruar në vitin 2001, i fitoi 141 milionë dollarë nga shfaqjet në kinematë në mbarë botën.
Whiterspoon më herët e njoftoi mundësinë e xhirimit të vazhdimit.
Vazhdimi i tretë i “Legally Blonde” në kinema do të duhej të mbërrinte në shkurt të vitit 2020.