Zyrtarët në Bullgari thonë se një 16-vjeçar është arrestuar, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje shpërthyese, të cilat autoritetet besojnë se mund të jenë bërë për t’u përdorur për kryerjen e ndonjë sulmi terrorist.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, tha sot se policia në qytetin Plovidiv ka kryer bastisje, pasi familjarët e adoleshentit kishin raportuar se kanë gjetur pajisje për krijimin e bombave në kushte shtëpie, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët thanë se kanë gjetur disa pajisje shpërthyese gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit.
Autoritetet bullgare po ashtu njoftuan se kanë gjetur edhe një flamur të grupit militant Shteti Islamik dhe literaturë islamike.