Çaji i gjelbër ka një efekt pozitiv në tru apo në funksionet e tij njohëse. Për këtë rezultat, ekipi hulumtues i udhëhequr nga profesorët Christoph Beglinger nga spitali universitar i Bazelit dhe Stefan Borgwardt nga Klinika psikiatrike në Basel kanë realizuar një studim kohët e fundit.
Studimi është publikuar në revistën “Psychopharmacology”.
“Gjetjet e reja thonë se çaji i gjelbër ka potencial të madh në trajtimin e çrregullimeve mendore të tilla si demenca.”, thanë studiuesit në Universitetit të Bazelit
Çaji i gjelbër përveç që përmirëson kujtesën, ka efekt edhe në ruajtjen e përqendrimit gjatë punës, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Të anketuarit që kanë konsumuar çaj të gjelbër i kanë përfunduar më mirë detyrat në punë. Ky përmirësim është konfirmuar dhe me imazhet e trurit.
Studimet e fundit kanë konfirmuar efektet e çajit të gjelbër, por deri tani asnjë nuk ka gjetur ndikimin e tij në mekanizmin nervor në tru.