ZF ka demonstruar sistemin që aktivizohet në pjesën e jashtme dhe rrit sigurinë e udhëtarëve të veturës, në rast të ndonjë aksidenti.
Makinat e mëparshme e kanë pasur vetëm një airbag në timon, apo iu ka munguar edhe ky, ndërsa kjo kohë ka kaluar përgjithmonë, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në veturat modern vendosen air bag në pothuajse çdo anë, duke lënë të mendoshet se më nuk ka çfarë të bëhet në këtë aspekt.
Kompania gjermane ZF që merret me furnizimin e prodhuesve me pjesë veturash, ka krijuar edhe airbag të jashtëm, që aktivizohen para se të ndodhë ndonjë përplasje. Brenda 150 milisekondave, apo sa hap e mbyll sytë, hapet air bagu i vendosur në pjesën anësore dhe amortizon goditjen.
“Përplasjet në pjesën anësore janë më të rrezikshmet dhe airbagët e jashtëm janë të vetmit që mund të minimizojnë përplasjn”, është thënë në raportin e kompanisë.
Deri më tani ZF i ka testuar me sukses, ndërsa ka shpërndarë pamjet e simulimit se si funksionon ky sistem, që do duhej të instalohej edhe në vetura të tjera.