Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar me rastin e 30-vjetorit të shoqatës kulturore të shqiptarëve “Migjeni” në Lubjanë të Sllovenisë.
”Migjeni” është shoqata e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila ka ngulmuar në kërkesat e saj për njohjen e të drejtave të shqiptarëve.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm ministri i Shtetit për Diasporën i dorëzoi shoqatës titullin “Naim Frashëri”, për “Veprimtarinë dhe angazhimin në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare”, titull ky akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e aktiviteteve me rastin e këtij përvjetori të shoqatës ishte edhe simpoziumi shkencor “Si e kapërcyem pragun e shpresës”.