Atletico Madrid ka bërë një ofertë prej 18 milionë eurosh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysajn dhe sipas “ESPN”, klubi italian ka refuzuar ofertën e Atletico Madridit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka refuzuar, pasi e konsideron ofertën shumë të ulët për një lojtar si Hysaj.
Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.
25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në vitin 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në “San Paolo”.