Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shënoi 25-vjetorin e tij.
Në këtë përvjetor Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë i dha një certifikatë vlerësimi Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
“Në emër të Qeverisë së Zvicrës certifikata u mor nga Debora Kern, Këshilltare Rajonale për Shëndetësinë, Ambasada e Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.
Tutje në njoftim thuhet: “Zvicra mbështet reformimin e institucioneve shëndetësore të Shqipërisë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor”.