Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë Veriore njofton se janë të përkushtuar për ta ndihmuar zhvillimin e turizmit në këtë shtet.
Drejtuesit e ambasadës sot iu janë bashkuar rreth 60 vullnetarëve për të pastruar nga mbeturinat qytetin e bukur të Krushevës, transmeton albinfo.ch.
Ambasada njofton se viteve të fundit shteti i zviceranë ka mbështetur Maqedoniën Veriore për të pasuruar ofertat e saj turistike.
Një nga vendet ku ata kanë rekomanduar ka qenë qyteti i Krushevës që është një destinacion tërheqës për vizitorët.
Kësaj iniciative iu janë bashkuar edhe Instituti francez në Shkup.