Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. Ambasada e Britanisë zyrtarisht ka njoftuar se Abbot do ta zërë vendin e ambasadorit aktual, Ruairi O’Connell.
Emërimi i amasadorit të ri do të bëhet në shtator të këtij viti.
O’Connell do të transferohet në një tjetër emërim të Shërbimit Diplomatik. Ruairi O’Connell mbante pozitën e ambasadorit në Kosovë që nga viti 2014.