Nxënës të shkollës shqipe, ju ftojmë në Mbrëmjen e Semimaturës, sepse kjo datë është edhe dita e përfundimit të mësimit në shkollën shqipe.
Kjo datë dëshmon përkushtimin tuaj gjatë këtyre tetë vjetëve në bankat shkollore, duke dëshmuar jo vetëm angazhim, por edhe përkushtim në mësimin e gjuhës amtare.
Edhe pse të lindur larg atdheut, ju i qëndruat besnikë shkollës shqipe, sepse gjuha shqipe është identiteti juaj.
Mbrëmja e Semimaturës organizohet më 29 qershor 2019, në orën 19:30, në Sallën e shkollës në Uster, (Adresa Freistrasse 20, 8610 Uster). Marrin pjesë nxënësit e klasës së tetë – me prindërit, arsimtarët dhe anëtarët e kryesisë kantonale.