Liridon Balaj tani pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Zvicër, saktësisht te skuadra e njohur, St. Gallen.
Futbollisti i Besës së Pejës, i cili pati një edicion të shkëlqyer së fundmi, ka mahnitur me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër.
Balaj pritet që të transferohet në St. Gallen me ndërmjetësimin e dy menaxherëve shqiptarë, Leonard Berisha dhe Agron Krasniqi.
Futbollisti i Kosovës U-19 në prill të këtij viti në prova te skuadra e St.Gallen-it nga Zvicra ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit me paraqitjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, tashmë është bërë e ditur se Balaj ka marrëveshje edhe me klubin nga Podujeva, Llapi.