Dita Botërore e Mjedisit 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të shënohet duke kontribuar në parandalimin e ndotjes nga përdorimi i plastikës.
Si hap të parë, ANP “Adem Jashari” ka marrë përsipër zëvendësimin e gotave të plastikës me gota porcelani të personalizuara për secilin punëtor me emrat e tyre.
“Është e rëndësishme të kemi sa më shumë njohuri rreth ndotjes nga përdorimi i plastikës, si një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin tonë. Për një aeroport pa produkte plastike, ne do të fillojmë duke eliminuar produktet e tilla për një përdorim”, tha me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.
Iniciativa “Aeroport pa produkte plastike” mund të jetë lëvizje e madhe për mbrojtje të mjedisit dhe jetë të shëndetshme.
ANP ‘Adem Jashari’ vazhdimisht është duke punuar edhe në zvogëlimin e nivelit të dioksidit të karbonit si dhe në menaxhimin e trajtimit të ujit, në mënyrë që të kontribojë për një ambient të gjelbër dhe të pastër.