Zvicra pësoi humbje 3:1 nga Portugalia, në një natë ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo me tre gola të shënuar.
Golin e vetëm për Zvicrën e realizoi Rodriguez nga penalltia, shkruan albinfo.ch.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ku Zvicra do të luftojë për vendin e tretë, kurse portugezët u kualifikuan në finale.
Për Nati-n nga fillimi luajtën Granit Xhaka me shiritin e kapitenit dhe Xherdan Shaqiri.
Xhaka u vlerësua me notën 5.6, ndërsa Shaqiri me notën 6.5.