Përpikmëria në orar e trenave zviceran mund të jetë nën kërcënim pasi që nuk ka shoferë të mjaftueshëm.
Sindikatat thonë se kanë paraqitur problemin për më shumë se 10 vjet, por menaxhmenti nuk ka dëgjuar.
Nëntë shoferë largohen çdo muaj për shkak të moshës.
Problemet tashmë janë shpeshtuar. Javën e kaluar, 25 shërbime rreth Cyrihut u anuluan për shkak të mungesës së shoferëve.
Hekurudhat Federale Zvicerane kanë nisur një fushatë rekrutimi, por sindikatat thonë se pagat duhet të përmirësohen. Një shofer i kualifikuar do të fitojë 70,000 franga. Është menduar që kompania do të ketë nevojë për 1,000 shoferë të rinj gjatë pesë viteve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Menaxherët e trenave thonë se kjo nuk është e vërtetë. Gjithmonë do të ketë nevojë për një person të kualifikuar në tren.