Nga sot deri të dielën do të zhvillohet “Final Four”, i Ligës së Kombeve, ku turneu do të zhvillohet në Portugali. Kjo është hera e parë që organizohet kjo garë nga UEFA.
Portugalia, Zvicra, Holanda dhe Anglia do të luftojnë për trofeun e parë, shkruan albinfo.ch.
Portugalia-Zvicra zhvillohet sonte nga ora 20:45, derisa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër ndërmjet Holandës dhe Anglisë. Finalja zhvillohet të dielën.
Nëse 90 minuta përfundojnë pa fitues, atëherë zhvillohen vazhdimet, ku mund të përdoret edhe zëvendësimi i katërt. Gjithashtu do të përdoret edhe VAR.
Kishte shumë diskutime sa i përket kësaj gare, megjithatë, shumë Kombëtareve ju ndihmoi.
Zvicrës i është bashkuar edhe Xherdan Shaqiri, i cili fitoi Ligën e Kampionëve.
Tifozët zviceranë shpresojnë në fitore si ajo ndaj Belgjikës 5:2.