Të gjithë personat me aftësi të kufizuara të kategorizuara sipas ligjit, do të lirohen nga taksat administrative për pajisje me pasaportë, letërnjoftim dhe patentë-shoferë kosovarë. Këtë venim e ka marrë të enjten, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në një ceremoni, e cila u mbajt në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil u shënua dhënia e dokumenteve të para për anëtarë të shoqatës “Handikos”.
Me këtë rast, ministri Rexhepi tha ky se vendim është në kuadër të politikave qeveritare për lehtësimin e jetesës për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është që kjo kategori të ndihmohet në mënyrë maksimale dhe të trajtohen me ndjeshmëri. Kjo është një ndihmë modeste që t’ua lehtësojë këtyre personave kushtet e jetës, ku një numër i madh i tyre nuk kanë të ardhura ose janë të varur nga të tjetër”, tha ministri Rexhepi.
Ndërsa kryetari i shoqatës së personave më aftësi të kufizuara “Handikos”, Afrim Maliqi, tha se shpreson që një shembull i tillë të ndiqet edhe nga ministritë tjera.
“Kërkesat tona kanë qenë në vazhdimësi dhe besojmë se edhe ministritë e tjera do të marrin hapa të tilla që na lehtëson jetën tonë. Me heqjen e kësaj takse sigurisht se do të jetë më lehtë, për arsye se njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre do të ndikojë të ta në lehtësim të jetës”, tha Maliqi.