Thirrjet jashtë vendit nga 2016 do të kushtojnë njëjtë si brenda vendit në Bashkimin Evropian
Me këtë vendim synohet krijimi i një tregu të përbashkët të telekomunikacionit në kuadër të Bashkimit Evropian, i cili duhet hyjë në fuqi në dhjetor të 2015.
Heqja e tarifave “Roaming” sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët evropianë, tha Nili Kroes, komisionari evropian për telekomunikacion, transmetojnë mediat gjermane.
Komisioni i BE-së ka kërkuar për të shfuqizuar tarifat nga mesi i vitit 2016.
Plani tani është në pritje të miratimit edhe nga shtetet anëtare të BE-së..
Derisa të aplikohet vendimi i Komisionit Evropian është paralajmëruar zbritje tarifash për muajin korrik të 2014 .
Është thënë se thirrjet telefonike dalëse nuk do të kushtojnë më shumë se 19 cent për minutë ( aktualisht kosto 24 cent ) , ndërsa thirrjet në pranim do të kushtojnë jo më shumë se 5 cent ( aktualisht 7 cent) . Kur dërgoni një SMS në të ardhmen do të paguani 6 cent (më parë 8 cent )
Organizata evropiane e konsumatorëve “BEUC” ka përshëndetur vendimin për heqjen e tarifave “Roaming” në BE.
47 për qind e udhëtarëve nuk e përdorin internetin në telefona celularë sepse qasja në operatorët aktual është shumë e shtrenjtë.