Në të ardhmen, secilit person që blen një biletë aeroplani, do t`i tregohet se sa CO2 (dioksid karboni) ka shkaktuar fluturimi konkret, shkruan srf.ch.
Një qëndrim të tillë e ka shprehur Këshilli Federal i Zvicrës, në kuadër të përpjekjeve të gjithanshme për uljen e normës së emetimit të CO2 që vjen si rezultat i fluturimit të aeroplanëve.
Kompanitë ajrore do të duhej që, me të renë, matjen e emetimit të CO2 ta bëjnë përmes një metode unike dhe kjo të figurojë në mënyrë të detyrueshme në të gjitha biletat e aeroplanëve, transmeton albinfo.ch. Ndërsa deri tani, pasagjerët e interesuar kanë pasur mundësi të kërkojnë në internet për të gjetur një llogaritës të këtij emetimi.
Metoda e ndjekur nga këta llogaritës nuk është unike, arsyeton Këshilli Federal. Për këtë arsye ai i rekomandon Parlamentit që të miratojë mocionin përkatës të deputetit të FDP-së, Jacques Burgeois, i cili ka kërkuar sa u shkrua më lart.