Lancuesit e iniciativës për “më shumë vende studimi për mjekësinë humane” kanë ndërprerë grumbullimin e nënshkrimeve. Por, ata nuk heqin dorë nga ideja si e tillë.
Njëra ndër iniciueset, deputetja nacionale Margrit Kessler (GLP) e ka shfrytëzuar tekstin e iniciativës popullore për të bërë një iniciativë parlamentare në atë drejtim. Në këtë mënyrë, sipas mbështetësve shpejtohet rruga deri në realizimin e synimit të iniciuesve për “më shumë vende studimi për mjekësinë humane”, shkruan news.ch.
Veç kësaj, ata nuk kishin besim se deri në afatin e kërkuar (tetor 2014) do të mund të grumbullonin numrin e nevojshëm prej 100 mijë nënshkrimesh, sa nevojiteshin për iniciativën popullore në nivel vendi.
Synimi i iniciuesve ishte që kantonet të marrin detyrime për të shkolluar numër të tillë mjekësh aq sa janë kërkesat e Zvicrës për mjekë në afat më të gjatë. Në rast se kantonet nuk do ta përmbushnin këtë kriter, atëherë federata do t`i detyronte që ta bënin një gjë të tillë.