Tifozët e vërtetë të James Bond-it u mblodhën në Shilthorn të shtunën për të shënuar 50-vjetorin e filmit ‘On Her Majesty’s Secret Service’.
Aktori australian, George Lazenby, luajti rolin kryesor në film dhe së bashku me Catherine Schnell në restorantin malor u takuan me rreth 300 tifozë.
Kreu i Shilthornbahn, Christoph Egger, thotë se filmi ka ndryshuar vendbanimin përgjithmonë.
Gjithashtu, lidhja me filmin sjell mijëra tifozë të Bondit çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse filmi konsiderohet tani si një nga filmat më të mirë Bond, ishte e vetmja kohë që Lazenby luajti rolin kryesor. Ai vendosi të tërhiqet nga roli.