Më 9 dhe 10 qershor, pranë parkut të Talvera, Bolzano, Itali, organizohet “Festa e Popujve”. Përfaqësues nga komuniteti shqiptar dhe fëmijët e shkollës shqipe, të veshur me kostume tradicionale dhe flamuj kombëtarë, të shoqëruar nga muzika shqiptare, do të shpalosin traditën tonë në rrugët e Bolzanos.
E pranishme do të jetë edhe kuzhina tradicionale shqiptare, me kuzhinier Ben Kokici nga Instituti Kulinar Neranxi, përcjell albinfo.ch.
Ata ftojnë të gjithë shqiptarët atje të bëhën pjesë e kësaj feste.