Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me motor të ndodhur në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në periferi të Arezos, ku shqiptari i identifikuar si Sh. Halili, 35-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha, që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër, transmeton ‘opinion.al’.
Në dëshminë e saj gruaja që drejtonte një automjet tip “Fiat” ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të veturës.
Ndërkohë, dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
35-vjeçari ishte babai i një fëmije 1 vite e gjysmë. Ai po punonte si shofer për një piceri.