Sipas mediumeve turke, dëshira e Vedat Muriqit është të luajë me Galatasarayin.
Sulmuesi i Kosovës që pati një sezon të mrekullueshëm në Turqi me Rizesporin, duke shënuar 17 gola dhe 8 asistime, po kërkohet nga ekipe të ndryshme në Evropë, transmeton KosovaPress.
“Gjyshi im ishte tifoz i Fenerbahçes por kjo nuk do të thotë që unë i simpatizoj ata. Unë dua të luaj për Galatasarayin” i ka thënë Muriqi gazetës Milliyet.
Vlera aktuale e sulmuesit 25 vjeçar është 10 milionë euro.