Ta shëtisësh një qytet nën ‘pushtetin’ tuaj, mund të jetë një ndër përvojat më të mira që mund të kesh si turist.
Një qytet ‘pa vetura’ duket të jetë ëndrra e çdo çiklisti, por sa mund të jetë e realizueshme kjo?
Për fat të mirë, qytetet nëpër botë po i kuptojnë përfitimet e aventurave me dy rrota dhe janë duke planifikuar zhvillimin e tyre, në përputhje me rrethanat.
Rrugët miqësore me biçikleta, shtigjet e dedikuara dhe plot risi të tjera, po sigurojnë që çiklizmi të bëhet çdo herë e më popullor për banorët por edhe për vizitorët e huaj.
Këto dhjetë qytete, përzgjedhur nga thetravel.com, po konsiderohen si më miqësore për çiklistët anë e mbanë botës, përcjell albinfo.ch.
Bogota, Kolumbi
Antwerp, Belgjikë
Malmo, Suedi
Portland, Oregon
Adelaide, Australi
Oslo, Norvegji
Ishulli i Sark-ut
Utrecht, Holandë
Berlin, Gjermani
Kopenhaga, Danimarkë
Më gjerësisht rreth këtyre qyteteve, lexoni në thetravel.com.