Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në qytetin e Gjakovës është përuruar qendra për fëmijë “Little Miracles”, përcjell albinfo.ch.
Në hapjen e kësaj qendre ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi.
“Shumë i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në Gjakovë përurova Qendrën për fëmijë “Little Miracles” e financuar nga fondet e MKRS-së, projekte këto që kanë për qëllim ndihmën ndaj ndërmarrësve të rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Kjo qendër është si rezultat i projekteve/trajnimeve që u mundësuan të rinjve për t’i kthyer idetë në biznese.
“Projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve”, ka shtuar ai.
