Dy persona kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit, në çair të Shkupit
Të dy të vdekurit kane qenë vëllezër te cilët kanë punuar në kompaninë ku pronar ka qenë babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur përball shkollës fillore “Penko”
Përfaqësuesja e Ndihmës së Shpejtë, Dr.Marina Sotirovska ka dhënë informacione shtesë për gjendjen e 54-vjeçarit të lënduar. Sotirovska tha se punëtori i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin gjendet në spitalin e qytetit “Naum Ohridski”.
Ajo bëri të ditur se personi i lënduar gjatë gjithë kohës deri sa kishte qenë i bllokuar nga dheu ka qenë në vetëdije dhe se fatmirësisht koka e tij ka qenë jashtë dheut të shembur dhe ekipet e Ndihmës së Shpejtë gjatë gjithë kohës e kanë mbajtur nën kontroll përmes bombolave të oksigjenit.
Nga informatat e MPB-së mësohet se viktimat janë të moshës 26 dhe 28- vjeçare.