Zvicra njihet edhe për festivalet e saj të përvitshme, andaj ne ju sjellim një list të festivale, të cilat nuk duhet t’i humbisni, si turist nëse jeni atje apo edhe si banor, përcjell albinfo.ch.
- Montreux Jazz Festival (28 qershor-13 korrik)
Ky është festivali më i njohur i Zvicrës. Headline i këtij viti do jetë edhe pjesëmarrja e legjendës Joan Baez dhe mbretëreshës së muzikës pop Janet Jackson.
2.Openair Frauenfeld (11-13 korrik)
Ky është edhe festivali më i madh muzikor në Zvicër me rreth 150,000 pjesëmarrës.
- Gurtenfesrival, Bern (17-20 korrik)
Gurtenfestival është festivali më madh i Bernës dhe përmban emra të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës. përcjell albinfo.ch.
- Festivali Blue Balls, Lucern (19-27 korrik)
Një përfaqësues i suksesshëm i skenës së muzikës verore zvicerane, festivali Blue Balls i Lucernit, shfaq muzikë, art dhe ekspozita fotografike dhe panele diskutimi.
- Paléo Festival, Nyon( 23-28 korrik)
Festivali Paléo mbahet në brigjet e liqenit të Gjenevës. Fëmijët deri në moshën 12 vjeç hyjnë falas dhe aty janë të gjitha llojet e aktiviteteve. Ekziston edhe teatri i rrugës për të rinjtë dhe të moshuarit dhe fokusi kryesor është bamirësia, përcjell albinfo.ch.
- St. Gallen Open air ( 27-30 korrik)
Tani në vitin e 41-të, ngjarja pret mbi 100,000 njerëz, duke ardhur në qytetin lindor të Zvicrës.
- Cyrih open air ( 21-24 gusht)
Mbahet pranë Aeroportit të Cyrihut, ky festival i mbushur me yje fokusohet në elektronikë dhe muzikë rock. Këtë vit ky festival mirëpret këngëtaren amerikane Billie Eilish.