Futbollisti shqiptar që luan për Arsenalin, Granit Xhaka, u është drejtuar me një mesazh tifozëve të klubit, pas humbjes së mbrëmshme ndaj Chelsea në finalen e Europa League.
Ai me këtë rast ka shprehur keqardhjen që me bashkëlojtarët nuk arritën ta fitojnë këtë garë evropiane.
“Vërtet e dhimbshme që nuk arritëm ta fitojmë trofeun”.
Xhaka ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë mbrëmë në Baku të Azerbejxhanit.
Arsenal as pas 13 vjetëve nuk arriti të marrë një trofe evropian.