Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm dhe të integruar në shoqërinë zvicerane. Njëri ndër ta Tefik Bajrami.
Kampioni i boksit është një ndër më të njohurit në kantonin e Luzernit dhe është shembull i integrimit dhe suksesit.
Bajrami më 22 qershor do të mbajë një fjalim në shkollën e lartë në Luzern me temën “Nga refugjat në kampion botëror”, shkruan albinfo.ch.
“Po, në Kantonin e Luzern çdo verë festohet dita e refugjatëve, apo aksioni i njohur “Woche Asyl”. Unë do të mbaj një fjalim me temën “Nga refugjat në kampion botëror. Në vitin 1992 kam ardhur si azilkërkues. Babai im ishte i përndjekur politik. Për këtë arsye do të mbaj një fjalim në shkollën e lartë në Luzern në Werftestrasse 1 në 6000 Luzern, më 22 qershor, e shtunë paradite”, ka thënë Bajrami për albinfo.ch.
Veprimi i Azilit do të mbahet nga 15 deri më 23 qershor, derisa njëri ndër ata që do të ligjërojë është edhe ‘Uragani’ shqiptar.
Për një javë, banorët e interesuar të Luzernit mund të mësojnë më shumë për azilin dhe sfondin, kulturën dhe jetën e përditshme të njerëzve me azil. Takimet midis vendasve dhe njerëzve nga sektorët e azilit dhe refugjatëve duhet gjithashtu të nxisin mirëkuptimin reciprok.