Këshilli Federal planifikon të shpenzojë rreth 943 milionë franga në kulturë për një periudhë katërvjeçare. Një pjesë e shpenzimeve është e rezervuar për kinemanë.
Të mërkurën Këshilli njoftoi për buxhetin e planifikuar në fushën e kulturës për 2021-2024. Fokusi është ndryshimi dixhital, i cili ka të bëjë me të gjitha fushat dhe institucionet, në veçanti, industria e filmit, e cila ndikohet nga rritja e platformave online. Për këtë arsye, Qeveria zvicerane dëshiron të përmirësojë aksesin në trashëgiminë e filmave zviceranë. Buxheti i propozuar, i cili do të shkojë në Parlament për konsultim, përfshin 121 milionë franga për kinemanë zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër shumë prej 181 milionë frangash do të ndahet për Këshillin e Arteve Zvicerane Pro Helvetia dhe 147 milionë është buxhetuar për promovimin e kulturës.
Procesi i konsultimit do të zgjasë deri më 20 shtator 2019.