Zvicra është vendi i katërt më konkurrues në botë dhe më konkurruesi në Evropë, sipas një sondazhi të ri.
Shkolla e biznesit IMD në Llozanë lëshon listën çdo vit. Ajo merr parasysh arsimin, shërbimet shëndetësore, mjedisin dhe lehtësinë e krijimit të bizneseve.
Zvicra lëvizi një vend nga viti i kaluar, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara u larguan nga pozita e parë, tani janë të dytët. Singapori u rendit i pari, Hong-Kongu është i treti.