Trafiku Urban në Prishtinë për herë të parë u bë me shofere.
Laura Mirena do të vozisë tashmë një nga autobusët në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Kështu kanë njoftuar nga Komuna e Prishtinës, përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shoferja e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë”, thuhet në njoftim.
Këtë lajm e ka ndarë me lexuesit edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkaq, së fundmi në Trafikun Urban në Prishtinë janë angazhuar edhe konduktore gra, kurse një autobus jashtë Prishtinës e drejton Hava Muhaxheri, që konsiderohet si shoferja e parë e autobusit në Kosovë.